Izraeli i “shqetësuar” për bashkëpunimin hapësinor Iran-Rusi

Zyrtarët izraelitë thonë se sateliti do të “rriste aftësitë e Iranit për të lëshuar potencialisht raketa balistike ndërkontinentale”

Zyrtarët izraelitë shprehën shqetësim për bashkëpunimin hapësinor ruso-iranian, një ditë pas lëshimit të një sateliti iranian nga një raketë ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta “Jerusalem Post” citoi një zyrtar izraelit të thoshte se sateliti do të “rriste aftësitë e Iranit për të lëshuar potencialisht raketa balistike ndërkontinentale”.

Ai paralajmëroi se një bashkëpunim i tillë ruso-iranian mund të zvogëlojë aftësinë e “spiunëve” të Izraelit për të depërtuar në kufirin e Iranit me operacione “për të penguar përparimin e tij bërthamor”.

Agjencia ruse e hapësirës dje njoftoi se Rusia lëshoi satelitin Khayyam të Iranit me një raketë Soyuz nga porti hapësinor Baikonur në Kazakistan.

Shefi i agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos, Yury Borisov, e përshëndeti lançimin si një “ngjarje historike në bashkëpunimin dypalësh Rusi-Iran që hap rrugën për zbatimin e projekteve të reja” të përbashkëta.

Ndërkohë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, Irani ka pranuar të dhënat e para nga sateliti i tij Khayyam. Të dhënat përfshinin matjet telemetrike të pranuara nga stacionet tokësore të Agjencisë Hapësinore Iraniane.

Kategoritë
BotaLajme