Izraeli ka përdorur rastin e Jehud-it për të justifikuar vonesat në lejimin e kthimit të palestinezëve të zhvendosur në zonat e tyre në Gazën veriore nga e shtuna deri të hënën në mëngjes
Izraeli ka bërë të ditur se ka pranuar listën e pengjeve që do të lirohen nesër nga grupet palestineze në Gaza në kuadër të një marrëveshje për armëpushim, transmeton Anadolu.
Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu njoftoi se “Izraeli ka marrë listën e pengjeve” të planifikuar për t’u liruar nesër.
Sipas Radios së Ushtrisë së Izraelit, pesë shtetas tajlandez dhe tre izraelitë, përfshirë Arbel Yehud, do të lirohen nesër.
Izraeli ka përdorur rastin e Yehud-it për të justifikuar vonesat në lejimin e kthimit të palestinezëve të zhvendosur në zonat e tyre në Gazën veriore nga e shtuna deri të hënën në mëngjes.
Nuk është dhënë ende asnjë informacion për numrin e të burgosurve palestinezë që do të lirohen në këmbim.