Izraeli mbyll Xhaminë e profetit Ibrahim për muslimanët në El Khalil

Qeveria izraelite mbylli për dy ditë xhaminë e profetit Ibrahim në qytetin e El Khalilit në Bregun Perëndimor të pushtuar në festën e Sukkotit, e cila konsiderohet e shenjtë nga hebrenjtë.

Qeveria izraelite mbylli për dy ditë xhaminë e profetit Ibrahim në qytetin e El Khalilit (Hebronit) në Bregun Perëndimor të pushtuar në festën e Sukkotit, e cila konsiderohet e shenjtë nga hebrenjtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Fondacioneve në qytetin e El Khalilit, Nidal Jaberi për AA tha se autoritetet izraelite mbyllën Xhaminë e profetit Ibrahim për sot dhe nesër për shkak të Festës Sukkot.

Jaberi tha se pasi forcat izraelite mbyllën Xhaminë e profetit Ibrahim për muslimanët, hoqën qilimat dhe hapën xhaminë për kolonët hebrenj dhe u mbajtën ritualet.

Duke e dënuar këtë situatë, Jaberi tha se hebrenjtë nuk kanë të drejta mbi xhaminë.

– Shkeljet ndaj Xhamisë së profetit Ibrahim

Xhamia e profetit Ibrahim në qytetin e El Khalilit, e cila gjendet në rrethinat e Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, është vendi më i shenjtë i katërt për muslimanët pas Qabesë në Mekë, Xhamisë së Profetit në Medine dhe Mesxhidi Aksa në Kuds.

Në shpellën që ndodhet nën xhaminë, gjenden varret e profetit Ibrahim dhe gruas së tij, si dhe varret e profetit Isak, profetit Jakub, profetit Jusuf dhe grave të tyre.

E vendosur në qytetin e El Khalilit në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e ka pushtuar që nga viti 1967, xhamia u mbyll pas veprimit të fanatikut hebre të quajtur Baruch Goldstein, i cili hapi zjarr ndaj muslimanëve që po falnin namazin e sabahut më 25 shkurt 1994 dhe kur u rihap, më shumë se gjysma e saj ishte e rezervuar për hebrenjtë.

Në sulmin, i cili hyri në histori si “Masakra e Xhamisë El-Khalil” 29 palestinezë humbën jetën dhe më shumë se 150 të tjerë u plagosën.

Pas ndarjes së xhamisë, varret e Profetit Isak dhe gruas së tij u lanë në seksionin e rezervuar për muslimanët ndërsa të tjerët u lanë në seksionet e rezervuara për hebrenjtë dhe u shndërrua në sinagogë.

Seksionet e ndara hapen nga 10 ditë në vit për vizitorët muslimanë dhe hebrenjë. Sipas kësaj, pjesa që është xhami u ndahet hebrenjve gjatë festave fetare të hebrenjve ndërsa pjesa e sinagogës u ndahet muslimanëve gjatë festave fetare të muslimanëve.

Kategoritë
BotaLajme