Izraeli miraton në lexim të parë projektligjin për dënim me vdekje për të akuzuarit për terrorizëm

Në projektligjin e diskutueshëm thuhet se ai që vret një shtetas izraelit me motive raciste ose me qëllim të dëmtimit të shtetit të Izraelit do të dënohet me vdekje.

Parlamenti izraelit në leximin e parë të mërkurën miratoi projektligjin i cili do të legalizojë dënimin me vdekje për të akuzuarit për veprën ‘terrorizëm’, raporton Anadolu.

Projektligji u miratua me 55 vota pro dhe 9 kundër, sipas deklaratës.

Në projektligjin e diskutueshëm thuhet se ai që vret një shtetasi izraelit me motive raciste ose me qëllim të dëmtimit të shtetit të Izraelit do të dënohet me vdekje.

Projektligji i propozuar duhet të miratohet dhe të aprovohet në tre seanca votimi që do të mbahen në Parlamentin izraelit pasi të pranohet nga qeveria.

Propozim-ligjin në parlament e dorëzoi Itamar Ben-Gvir, ministri i Sigurisë Kombëtare dhe udhëheqësi i Partisë Forca Hebraike të ekstremit të djathtë.

Kategoritë
BotaLajme