Izraeli ndalon hyrjen në Al-Aksa për palestinezët nën moshën 50-vjeç

Palestinezët nën moshën 50-vjeç duhet të marrin leje izraelite.

Autoritetet izraelite sot vendosën një ndalesë për palestinezët nën moshën 50-vjeç që të hyjnë në xhaminë Al-Aksa në Kuds, raporton Anadolu Agency (AA).

Dëshmitarët okularë i thanë AA se forcat izraelite kishin kontrolluar detajisht palestinezët në vendkalimet që çonin në Kudsin e pushtuar dhe penguan shumë prej tyre të hynin në qytetin e shenjtë.

Palestinezja Alaa tha se ajo dhe një grup grash u përpoqën të hynin në Kuds përmes pikës së kontrollit Qalandia, por u ndaluan nga forcat izraelite.

Ajo shtoi se do të përpiqej të hynte përmes një postblloku tjetër.

Marwan Owda, një palestinez nga Huware, në jug të Nablusit në bregun veriperëndimor, tha se ai u përpoq të kalonte pikën e kontrollit Qalandia tre herë, por u kthye çdo herë nga forcat izraelite, duke përmendur sigurinë si arsye.

Zyrtarët izraelitë vendosën të martën kufizime të reja ndaj palestinezëve nga Bregu Perëndimor që duan të hyjnë në Kuds dhe në xhaminë Al-Aksa.

Rregullat e reja lejojnë burrat dhe gratë mbi moshën 50-vjeç të hyjnë në Kuds pa leje, ndërsa palestinezët nën moshën 50-vjeç duhet të marrin një leje izraelite.

Këto masa nuk vlejnë për palestinezët nga Gaza që duan të vizitojnë Xhaminë Al-Aksa sepse atyre u duhen leje të veçanta për t’u larguar nga Gaza.

Kategoritë
BotaLajme