Izraeli nuk dorëzon trupin e të burgosurit palestinez të vdekur

Naser Abu Hamid, 50-vjeç, vdiq dje në spitalin izraelit Assaf Harofeh, kurse palestinezët fajësojnë neglizhencën mjekësore për vdekjen e tij

Izraeli ka vendosur të mbajë trupin e palestinezit të burgosur, i cili vdiq derisa ishte në paraburgim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Naser Abu Hamid, 50-vjeç, vdiq dje në spitalin izraelit Assaf Harofeh, kurse palestinezët fajësojnë neglizhencën mjekësore për vdekjen e tij.

Radioja e ushtrisë izraelite njoftoi se ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, vendosi të mos ia dorëzojë trupin e Abu Hamid familjes së tij për varrim.

Rawhi Fattuh, kreu i Këshillit Kombëtar Palestinez, e cilësoi vendimin izraelit si “fashist”.

“Ky vendim fashist tregon dështimin e komunitetit ndërkombëtar për të bërë presion ndaj Izraelit për të dorëzuar trupin e të arrestuarit”, shtoi ai në një deklaratë.

Abu Hamid, i cili ishte në paraburgim që nga viti 2002, nga kampi Al-Amari në Ramallah, u dënua me burgim të përjetshëm nga Izraeli për gjoja rezistencë ndaj pushtimit izraelit dhe pjesëmarrje në themelimin e Brigadave të Dëshmorëve Al-Aksa dhe u përfshi në listën e zezë të Izraelit.

Të hënën, i burgosuri palestinez u dërgua me urgjencë nga burgu Ramla ku po mbahej në spital ku dha frymën e fundit.

Sipas organizatave joqeveritare palestineze, ka rreth 4.700 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite, prej të cilëve të paktën 600 të burgosur vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

Sipas shifrave palestineze, autoritetet izraelite kanë mbajtur kufomat e 117 palestinezëve që nga viti 2015, kurse 256 kufoma janë varrosur në varre të fshehta prej guri të identifikuar me numra rendor.

Kategoritë
BotaLajme