Izraeli përgatitet për valën e mundshme të emigracionit të hebrenjve pas vendimit të Rusisë për mobilizim

Zyrtarë qeveritarë në Izrael do të takohen për të diskutuar valën e mundshme të imigrimit të hebrenjve rusë në Izrael pas vendimit të Rusisë për mobilizim të pjesshëm

Zyrtarë qeveritarë në Izrael do të takohen për të diskutuar valën e mundshme të imigrimit të hebrenjve rusë në Izrael pas vendimit të Rusisë për mobilizim të pjesshëm, i cili përfshin rekrutimin e 300 mijë rezervistëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës “Yediot Ahronot”, “Ministria e Aliya dhe Integrimit”, e cila zhvillon aktivitetet e “Aliyah”, që do të thotë emigracionin e hebrenjve të diasporës në Izrael, thirri në mbledhje urgjente për të diskutuar mbi valën e pritshme të emigrantëve nga Rusia.

Thuhet se pas shpalljes së pjesshme të mobilizimit në Rusi, disa qytetarë rusë tentuan të largoheshin nga vendi dhe se biletat ishin shitur për në shumë vende për shkak të kërkesës së lartë.

– Politika Aliyah e Izraelit

Sipas ligjit të ashtuquajtur “Kthimi” të Izraelit, hebrenjtë që aplikojnë për të emigruar në Izrael mund të marrin nënshtetësinë izraelite duke bërë Aliya (imigrim).

Që nga fillimi i luftës Ukrainë-Rusi, autoritetet izraelite shpesh kanë nxitur hebrenjtë ukrainas të emigrojnë në Izrael.

Për shkak të luftës, qeveria izraelite dhe Agjencia Hebraike përshpejtuan praktikat e Aliyah që hebrenjtë ukrainas të largohen më shpejt nga vendi

Kategoritë
BotaLajme