Izraeli planifikon të sigurojë ujë nga Mesdheu si zgjidhje për liqenet që thahen

Uji që do sigurohet nga Mesdheu do shndërrohet në ujë të ëmbël duke u shkripëzuar dhe do të mund të përdoret për mbushjen e çdo liqeni në vend që tregon tharje.

Izraeli planifikon të sigurojë ujë nga Mesdheu për liqenet ku vërehet thatësirë për shkak të ndryshimeve klimatike.

Sipas një lajmi të CNN-it, administrata izraelite ka njoftuar një mënyrë zgjidhjeje lidhur me tharjen e liqeneve për shkak të ndryshimeve klimatike.

Sipas kësaj, Izraeli po planifikon të pompojë ujë nga Mesdheu për liqenin Tiberias (Galilee) i cili më parë ka qenë shumë i mbushur por që pesë vite më parë arriti në nivelin më të ulët në histori.

Uji që do sigurohet nga Mesdheu do shndërrohet në ujë të ëmbël duke u shkripëzuar dhe do të mund të përdoret për mbushjen e çdo liqeni në vend që tregon tharje.

Liqenet përveçse sigurojnë ujë për fermat lokale dhe pemëtoret e frutave aktuale, janë edhe një burim të ardhurash për turizmin.

Liqeni Tiberias në Bibël referohet si liqeni mbi të cilin ka ecur Hz.Isai (Jezusi).

Kategoritë
BotaLajme