Izraeli planifikon t’i paraqesë presidentit amerikan sistemin e mbrojtjes me lazer

Izraeli planifikon të kërkojë mbështetje financiare për financimin e tij duke i ofruar sistemin e mbrojtjes me lazer presidentit amerikan, Biden

Pretendohet se Izraeli planifikon t’i prezantojë presidentit të SHBA-së, Joe Biden gjatë vizitës së tij të planifikuar në korrik sistemin e mbrojtjes me lazer që është zhvilluar nga Izraeli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e “Walla News” e bazuar në zyrtarë të ushtrisë izraelite, thuhet se Izraeli planifikon të kërkojë mbështetje financiare për financimin e tij duke i ofruar sistemin e mbrojtjes me lazer presidentit amerikan, Biden.

Më tej theksohet se sistemi i mbrojtjes me lazer do t’i prezantohet Bidenit në një kamp ushtarak në jug të Izraelit. Gjithashtu thuhet se Ministria e izraelite e Mbrojtjes dhe e SHBA-së po zhvillojnë bisedime për këtë temë.

Sipas artikullit në fjalë, Izraeli i cili kërkon një partner për zhvillimin e sistemit të mbrojtjes me lazer, synon të “forcojë partneritetin” duke ia paraqitur sistemin Bidenit.

– Çfarë kishte ndodhur?

Në deklaratën e tij më 14 prill, ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz tha se sistemi i mbrojtjes me lazer i Izraelit ishte “shpikja e parë në botë” dhe se ata do të “punojnë për ta bërë sistemin gati për përdorim” sa më shpejt të jetë e mundur.

Në deklaratën nga zyra për media e qeverisë izraelite thuhet se në provat e kryera, objektivat si mortaja me shpejtësi të lartë, raketa, raketa antitanke dhe mjete ajrore pa pilot janë bllokuar me rreze të fuqishme lazer.

Presidenti amerikan, Biden do të zhvillojë një turne në Lindjen e Mesme më 13-16 korrik, përfshirë Arabinë Saudite, Izraelin dhe Palestinën. Kjo do të jetë vizita e parë e presidentit amerikan në rajon që kur mori detyrën në vitin 2021.

Kategoritë
BotaLajme