Izraeli pretendon për “shkelje” të traktatit të paqes nga Egjipti

Egjipti ishte vendi i parë arab që nënshkroi një traktat të paqen me Izraelin në vitin 1979 për t’i dhënë fund konflikteve të tyre ushtarake

Izraeli pretendon se ka zbuluar ato që ai i quajti “shkelje egjiptiane” të traktatit të paqes të vitit 1979, transmeton Anadolu.

Transmetuesi publik izraelit KAN citoi një zyrtar të nivelit të lartë, i cili i cilësoi shkeljet e supozuara si “jo serioze”.

“Ne nuk shohim ndonjë qëllim nga pala egjiptiane për të minuar marrëveshjen e paqes”, tha zyrtari.

Ai tha se Izraeli i ka kërkuar Egjiptit t’u përmbahet kushteve të traktatit të paqes.

“Megjithatë, këto shkelje nuk mund të konsiderohen të rëndësishme,” shtoi ai.

Egjipti ishte vendi i parë arab që nënshkroi një traktat të paqen me Izraelin në vitin 1979 për t’i dhënë fund konflikteve të tyre ushtarake.

Kushtet kryesore të traktatit përfshinin ndërprerjen e armiqësive, normalizimin e marrëdhënieve, tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gadishulli Sinai dhe krijimin e një zone të çmilitarizuar përgjatë kufirit.

Transmetuesi izraelit nuk specifikoi natyrën e shkeljeve të supozuara, por përduruesit izraelitë të mediave sociale shpërndanë një video që supozohet se tregonte tanke egjiptiane në Gadishullin Sinai, megjithëse autenticiteti i tyre nuk mund të verifikohej.

Deri më tani pala egjiptiane nuk është prononcuar lidhur me raportin egjiptian.

Më 11 shkurt, sipas ushtrisë egjiptiane, ministri egjiptian i Mbrojtjes, Abdel Majeed Saqr, i bëri thirrje ushtrisë “të ruajë nivelet më të larta të gatishmërisë luftarake në mënyrë që forcat e armatosura të mbeten të afta për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në çdo rrethanë”.

Egjipti kufizohet me Rripin e Gazës, ku lufta brutale ka vrarë të paktën 48.300 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe e ka lënë enklavën në gërmadha.

Lufta në Gaza është ndalur në bazë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që është në fuqi që më 19 janar.

Kategoritë
BotaLajme