Izraeli shkatërron linjat që furnizonin me ujë zonën që pretendonte se ishte “zonë humanitare”

Ushtria izraelite shkatërroi linjat ujore në zonën e pretenduar nga Tel Avivi si një “zonë humanitare” gjatë sulmeve të saj 22-ditore në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës

Ushtria izraelite shkatërroi linjat ujore në zonën e pretenduar nga Tel Avivi si një “zonë humanitare” gjatë sulmeve të saj 22-ditore në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Menaxheri i Furnizimit dhe Pajisjeve të Mbrojtjes Civile të Gazës, Muhammed al-Mugayyir, në deklaratën e tij për Anadolu, tha se me tërheqjen e ushtrisë izraelite është parë shkatërrimi i gjerë në infrastrukturën e rajonit, në banesa, ndërtesat jetike dhe rrugë. “Gjatë sulmeve, ushtria izraelite shkatërroi linjat kryesore të ujit që siguronin ujë për njerëzit në zonat ku pretendoi se ishin humanitare”, tha ai.

Mugayyir tha se ekipet e Mbrojtjes Civile po kryejnë kërkime për të zhdukurit nën rrënoja dhe në rrugë.

Më 8 gusht, ushtria izraelite kërkoi evakuimin e një zone të madhe që mbulonte shumë vendbanime në Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Forcat izraelite njoftuan më 9 gusht se kishin nisur sulmet në Khan Younis, në të cilin kishin hyrë shumë herë që nga fillimi i sulmeve në Rripin e Gazës.

Njësitë e ushtrisë për tre javë kanë shënjestruar shtëpitë palestineze dhe tendat e personave të zhvendosur me sulme ajrore dhe artilerie në shumë pjesë të Rripit të Gazës, veçanërisht në Khan Younis. Në këto sulme humbën jetën dhe u plagosën shumë palestinezë.

Ushtria izraelite u tërhoq nga zonat që kishte pushtuar në lindje të qytetit në mëngjes pas sulmeve që nisi 22 ditë më parë.

Kategoritë
BotaLajme