Izraeli sulmon kryeqytetin libanez, publikohen pamjet që tregojnë pasojat e sulmeve ajrore

Bëhet e ditur se në Bejrut është parë shpërthim, me tymin që po ngrihet në pjesët jugore të kryeqytetit libanez.

Zonat jugore kanë qenë në qendër të sulmeve ajrore izraelite që nga fillimi i sulmeve muajin e kaluar.

Dahieh – bastioni i Hezbollahut – u godit nga Izraeli së fundmi, pasi burime të sigurisë thanë se Izraeli urdhëroi evakuime nga zona të caktuara, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Tani janë publikuar edhe pamjet që tregojnë pasojat e sulmeve ajrore izraelite në Bejrut.

Ndryshe, Irani i hodhi gati 200 raketa balistike drejt Izraelit, duke e kryer sulmin më të madh si kurrë ndonjëherë ndaj izraelitëve.

Dëmet e përgjithshme dhe viktimat që sulmi raketor i Iranit i ka shkaktuar ende janë të paqarta.

Por, Izraeli është zotuar se të përgjigjet shumë ashpër. /Telegrafi/

Kategoritë
BotaLajme