Izraeli vazhdon me sulmet mes bisedimeve për shkëmbimin e pengjeve, zotohet të kontrollojë Gazën

Komentet e ministrit izraelit vijnë derisa negociatat e ndjeshme për një marrëveshje vazhdojnë, duke kundërshtuar deklarata e mëparshme të kryeministrit Netanyahu, rreth përpjekjeve për të siguruar lirimin e pengjeve izraelite në Gaza

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka riafirmuar se vendi i tij synon të mbajë kontrollin e Rripit të Gazës, duke krijuar zona të sigurisë dhe zona tampon, transmeton Anadolu.

Komentet e ministrit izraelit vijnë derisa negociatat e ndjeshme për një marrëveshje shkëmbimi pengjesh dhe një armëpushimi vazhdojnë, duke kundërshtuar deklarata e mëparshme të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, rreth përpjekjeve për të siguruar lirimin e pengjeve izraelite në Gaza.

Gjatë një vizite në Korridorin e Filadelfit përgjatë kufirit Gaza-Egjipt, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë ushtarak, Katz tha se ai erdhi për të takuar komandantët dhe ushtarët të cilët, sipas zyrës së tij, “po bëjnë punë të jashtëzakonshme për të garantuar sigurinë e Izraelit dhe për të krijuar kushte për lirimin e të rrëmbyerve”.

Katz theksoi se ushtria izraelite do të ruajë kontrollin e sigurisë mbi Gazën për të parandaluar kërcënimet e ardhshme, përfshirë tunelet dhe infrastrukturën ushtarake, të përdorura nga fraksionet e rezistencës palestineze.

Pavarësisht këtyre deklaratave të përshkallëzuara, Katz pohoi se qeveria e tij po punon për të arritur qëllimet e dyfishta të lirimit të të gjitha pengjeve dhe mposhtjes së Hamasit. Ai u zotua se Hamasi nuk do ta sundojë më Gazën, “politikisht apo ushtarakisht”.

Egjipti dhe Katari ndërmjetësuan negociatat, të cilat kanë qenë plotë pengesa. Hamasi akuzoi Izraelin për vendosjen e kushteve të reja për armëpushimin, shkëmbimin e pengjeve dhe kthimin e palestinezëve të zhvendosur, në këtë mënyrë duke vonuar një marrëveshje që thuhet se ishte drejt përfundimit.

Hamasi tha se bisedimet në Doha po përparojnë seriozisht, me grupin që demonstron “përgjegjësi dhe fleksibilitet” për të siguruar qasje. Megjithatë, zyra e Netanyahut pretendon se Hamasi po paraqet “pengesa të reja”.

Bisedimet për shkëmbimin e pengjeve dhe të të burgosurve kanë ngecur disa herë. Thuhet se Netanyahu ka insistuar në mbajtjen e kontrollit mbi Korridorin e Filadelfit në kufirin Gaza-Egjipt, kalimin Rafah, si dhe në kryerjen e kërkimeve të të kthyerve në Gaza përmes korridorit Netzarim në Gazën qendrore.

Hamasi, nga ana tjetër, kërkon një tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza dhe një ndërprerje të plotë të armiqësive si kushte për çdo marrëveshje të mundshme.

Aktualisht, Izraeli mban mbi 10.300 të burgosur palestinezë, ndërsa rreth 100 pengje izraelite janë në Gaza. Hamasi ka thënë se dhjetëra nga pengjet janë vrarë në sulmet ajrore izraelite.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, Izraeli ka vazhduar me luftën gjenocidale në Gaza duke vrarë të paktën 45.400 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Muajin e kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtar lëshoi urdhër-arreste për Netanyahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për veprimet në Gaza gjithashtu për përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kategoritë
BotaLajme