Izraeli vendi i parë në botë që miraton dozën e tretë të Covid për personat mbi 50 vjeç

Pavarësisht se ka një nga normat më të larta të vaksinimit në botë (78% e popullsisë mbi 12 vjeç është vaksinuar plotësisht), Izraeli është një nga vendet me nivelet më të larta të të infektuarve në të gjithë botën (9,379 raste të reja në 24 orë).

Ministri izraelit i Shëndetësisë tha se vendi ndodhet në një “fazë kritike” të pandemisë, duke detyruar qeverinë të miratojë dozën e tretë të Covid për personat mbi 50 vjeç.

Sipas revistës Science, megjithëse shumica dërrmuese në Izrael janë vaksinuar me Pfizer / BioNTech, më shumë se gjysma e të gjitha rasteve të reja janë personat plotësisht të vaksinuar, gjë që tregon transmetueshmërinë e variantit Delta.

Edhe pse një person i pavaksinuar ka ende më shumë gjasa – sesa një person i vaksinuar të zhvillojë simptoma më të rënda, të shtrohet në spital ose të vdesë, përvoja izraelite tregon se edhe vendet që kanë zhvilluar një fushatë të mirë të vaksinimit mund të kenë të papritura për shkak të variantit Delta.

Kategoritë
BotaLajme