Izraelitët e turpëruan mbretin jordanez: Ndaluan fluturimin e avionit në pronësi të tij mbi hapësirën ajrore të Sirisë

Lideri palestinez Mahmoud Abbas vizitoi Sirinë, ku u takua me presidentin e këtij vendi, Ahmed Al Shaar. Megjithatë, kjo vizitë nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar.

Sipas mediave izraelite, Abbas ishte planifikuar të mbërrinte në Siri me avion nga Jordania.

Megjithatë, forcat ajrore izraelite refuzuan të japin leje që avioni jordanez të kalonte nëpër hapësirën ajrore të Sirisë.

Si pasojë, presidenti Abbas u detyrua të udhëtojë në Damask në rrugë tokësore.

“Kjo është një turpërim për Jordaninë, veçanërisht pasi avioni ishte gati të nisej nga territori jordanez,” shkruan një gazetë izraelite.

Ky veprim vjen në mes të tensioneve mes Izraelit dhe Jordanisë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte urdhëruar më herët mbylljen e hapësirës ajrore izraelite për avionët që fluturojnë drejt ose nga Jordania, si kundërpërgjigje ndaj vonesës së Jordanisë për të lejuar një avion nga Emiratet që të kalojë nëpër hapësirën e saj ajrore për të transportuar Netanyahun në Abu Dhabi.

Ndërkohë, gjatë takimit në Siri, presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, për hyrjen urgjente të ndihmës humanitare dhe mjekësore në rajon, për fillimin e rindërtimit pa zhvendosje të detyruar dhe për tërheqjen e plotë të forcave izraelite okupatore nga enklava.

Ai përsëriti se shteti i Palestinës duhet të marrë përgjegjësinë e plotë civile dhe të sigurisë në Gaza, duke theksuar se armët duhet të jenë vetëm në duart e shtetit.

“Prioriteti ynë kryesor është armëpushimi në Gaza, dërgimi i ndihmës humanitare dhe mjekësore dhe tërheqja e plotë e forcave okupatore. Gjithashtu synojmë të ndalojmë shkeljet izraelite të ligjit në Bregun Perëndimor, përfshirë Jerusalemin, dhe të nisim një proces politik,” tha ai gjatë takimit në Siri.

Kategoritë
BotaLajme