Mbrëmë, futbollistët e Izraelit kanë humbur 1:0 nga Kosova në Prishtinë dhe kanë reduktuar shanset e tyre për një dalje direkte në Kampionatin Evropian dhe një skenë para fillimit të ndeshjes tërhoqi shumë vëmendje.
Para ndeshjes, u kënduan himnet kombëtare dhe tifozët e Kosovës e brohoritën himnin kombëtar të Izraelit.
Izraelitët po tregonin shenja të pazakonta me duar para kamerave dhe askush nuk e kishte të qartë se për çfarë bëhej fjalë, por shpejt erdhi një shpjegim.
Kosovo is playing Israel right now, and israeli anthem is getting booed by the fans. #freepalestine @RealScottRitter @ChiefTrumpster @Bernadotte22 @jakeshieldsajj @dancohen3000 @Lucas_Gage_ @mohammed_hijab @jacksonhinklle pic.twitter.com/1AmNUEyBDH
— Mozes (@mozestill) November 12, 2023
Gjegjësisht, derisa po luhej himni kombëtar, futbollistët me duar kanë bërë një simbol gjysmë zemre dhe në atë mënyrë kanë nderuar pengjet që Hamasi i mban rob në Gaza pas sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor.
“Kjo tregon se zemra nuk është e plotë pa u kthyer në shtëpi. Momenti u ndot nga fishkëllimat e forta të tifozëve të Kosovës”, shkruan Times of Israel.