Ja sa deputetë do t’i ketë VV-ja nëse arrin 60% nga diaspora

Analisti politik, Bleron Baraliu, parashikon që Lëvizja Vetëvendosje të arrijë numrin e 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Analiza e Baraliut vë në përllogaritje votat me kusht dhe ato nga diaspora.

Sipas përllogaritjeve të Baraliut, numri total i votuesve në zgjedhjet e 9 shkurtit pritet të shkojë në 926 mijë. Ai parashikon edhe plus 75 mijë vota të vlefshme nga diaspora dhe rreth 15 mijë të tjera me kusht.

Baraliu ka thënë se Vetëvendosje “duket se do t’i ketë 48 deputetë” pas numërimit të të gjitha votave.

“Kur të përditesohen numrat e diasporës dhe rinumerimit, mund t’i shtojmë saktë. LVV duket të mbaroj me 49 deputete, nëse janë 80K vota të diasporës, dhe i merr rreth 60%”, ka thënë Baraliu.

Sipas Baraliut, nëse Vetëvendosje arrin të fitojë 75% të votave të diasporës, atëherë ekziston mundësia që partia në pushtet të arrijë në kuotën e 50 deputetëve.

Baraliu parasheh që Vetëvendosje t’i ketë 388 mijë vota pas numërimit të të gjitha votave, ndërsa PDK-ja, partia e renditur e dyta, pritet t’i ketë 198 mija vota në fund të numërimit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi