Ja sa kushton një biletë për të shikuar finalen e madhe të Kupës së Botës

Kush dëshiron të shohë “live” ndeshjen finale të Kupës së Botës “Katar 2022” duhet të mendohet mirë, pasi kostoja e një bilete është vërtet e lartë.

Finalja, ku për momentin dihet vetëm emri i njërës prej skuadrave, Argjentina, do të luhet me 18 dhjetor.

Çmimi më i ulët i një bilete është 516 euro, shumë kjo për vendet e larta të stadiumit që nuk janë më të mirat. Kostoja mesatare e një bilete për vendet në mes të stadiumit, është 850 euro, ndërsa një biletë në tribunën qendrore shkon deri në 1.600 euro.

Shifra këto të larta dhe jo të pranueshme për të gjithë. Ajo që bie në sy është se çmimi i një bilete të finales është dyfishuar krahasuar me katër vite më parë.

Në këtë botëror, biletat e fazës së grupeve shkonin nga 60 në 200 euro, ato të eliminimit nga 180 deri në 365 euro. Ndërsa për fazën çerekfinale e atë gjysmëfinale

Kategoritë
LajmeSport