Japonia dhe Spanja siguruan kulifikim të mëtutjeshëm në fazën e eliminimeve direkte, duke i lënë të mjaftueshme me pjesëmarrje në fazën e grupeve, Gjermaninë dhe Kosta Rikën.
Japonia u rendit përfundimisht e para në grupin E, ndërsa Spanja e dyta.
Këto dy kombëtare do të luajnë me Kroacinë dhe Marokun, të cilat po ashtu sot siguruan kualifikimin tutje.
Pasi Maroku u rendit i pari në grupin F, do luajë me vendin e dytë të grupit E, që i bie me Spanjën.
Ndërsa, vendi i dytë i grupit F, Kroacia, do të ndeshet me vendin e parë të grupit E, Japoninë, njofton Klankosova.tv.
Ndeshjet do të zhvillohen në këtë orar:
E martë, ora 16:00: Japoni – Kroaci
E martë, ora 16:00: Maroku – Spanja