Jack Dorsey jep dorëheqje nga posti shef ekzekutiv i kompanisë twitter

Kompana njoftoi se Bordi i Drejtorëve njëzëri emëroi Parag Agrawal-in si shef ekzekutiv dhe anëtar të bordit, ndërsa Dorsey do të mbetet anëtar i bordit deri në përfundimin e mandatit të tij në mbledhjen e aksionarëve të vitit 2022

Jack Dorsey ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqje nga posti shef ekzekutiv i kompanisë twitter, masë që hynë në fuqi menjëherë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nuk jam i sigurt nëse dikush ka dëgjuar, por unë dhashë dorëheqje nga twitter”, shkroi Dorsey në llogarinë e tij në twitter, duke postuar mail-in e dërguar tek ekipi i kompanisë.

Kompana njoftoi se Bordi i Drejtorëve njëzëri emëroi Parag Agrawal-in si shef ekzekutiv dhe anëtar të bordit, ndërsa Dorsey do të mbetet anëtar i bordit deri në përfundimin e mandatit të tij në mbledhjen e aksionarëve të vitit 2022.

Agrawal është pjesë e kompanisë për më shumë se një dekadë dhe ka shërbyer si shef i teknologjisë që nga viti 2017.

“Kam vendosur të largohem nga twitter, sepse besoj se kompania është gati të largohet nga themeluesit e saj. Besimi im te Parag si shef ekzekutiv është i thellë. Puna e tij gjatë dhjetë viteve të fundit ka qenë transformuese. Jam thellësisht mirënjohës për aftësinë, zemrën dhe shpirtin e tij. Është koha e tij për të udhëhequr”, shkroi Dorsey.

Dorsey në vitin 2006 ishte bashkë-themelues i kompanisë twitter.

Kategoritë
BotaLajme