Jack Wilshere i jep fund karrierës së tij futbollistike në moshën 30 vjeçare

Klubi Aarhus i Danimarkës, klubi i fundit ku ai luajti, njoftoi se nuk do të rinovojë kontratën me anglezin për sezonin 2022-23

Reprezentuesi anglez Jack Wilshere i dha fund karrierës së tij aktive në moshën 30-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Klubi Aarhus i Danimarkës, klubi i fundit ku ai luajti, të mërkurën njoftoi se nuk do të rinovojë kontratën me anglezin për sezonin 2022-23.

Wilshere në rrjetet sociale njoftoi se ka përfunduar karrierën e tij profesionale.

“Është e vështirë për mua të pranoj që karriera ime ka rrëshqitur nga duart kohët e fundit për arsye që ishin jashtë kontrollit tim. Sepse ndjej se kam shumë më tepër për të treguar”, shkroi ai.

Duke theksuar se jetoi ëndrrën e tij gjatë karrierës së tij, Wilshere falënderoi familjen e tij, si dhe klubet, trajnerët dhe bashkë-lojtarët me të cilët luajti.

Mesfushori, i cili e filloi karrierën e tij profesionale në Arsenal, luajti edhe për klubet Bolton Wanderers, Bournemouth dhe West Ham United.

Ai gjithashtu regjistroi 34 paraqitje për kombëtaren e Anglisë.

Kategoritë
LajmeSport