Jakov Millatoviq zgjidhet presidenti i ri i Malit të Zi

Sipas të dhënave të organizatës joqeveritare Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT), Jakov Millatoviq, fitoi zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, duke fituar 58,9 për qind të votave.

Kandidati i Lëvizjes “Evropa Tani”, Jakov Millatoviq, fitoi zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, duke fituar 58,9 për qind të votave në raundin e dytë, raporton Anadolu.

Sipas të dhënave të organizatës joqeveritare Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT), bazuar në 100 për qind të fletëvotimeve të përpunuara, 41,1 për qind e votuesve kanë votuar për presidentin aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale morën pjesë gjithsej 383 mijë votues, përkatësisht 70,7 për qind e elektoratit.

Të drejtë vote në këto zgjedhje në Mal të Zi kanë pasur 542.154 qytetarë.

Kategoritë
LajmeRajoni