“Jam i trishtuar, e dua Barçën”, Messi: Kontrata ishte gati, ula rrogën me 50%

Leo Messi vazhdon të flasë në konferencën për shtypin rreth largimit nga Barcelona. 34-vjeçari argjentinas ka fituar çdo trofe të mundshëm në “Camp Nou”, teksa mban rekordin e “Topave të Artë”, me 6 të tilla.

Jam me të vërtetë i trishtuar, pasi nuk doja të largohesha nga ky klub. Unë e dua Barcelonën, nuk doja të largohesha, kontrata ishte gati dhe bëra të pamundurën për të qëndruar.

Nuk kisha asnjë problem me Barcelonën, e them sinqerisht. Isha dakord me klubin në çdo aspekt dhe detaj të kontratës së re. Kishim arritur një marrëveshje për gjithçka.

Isha i bindur që do vijoja të luaja këtu, por nuk ishte e mundur për shkak të rregullave të Ligës“, deklaron futbollisti më i mirë në botë, i cili komenton edhe foton me katër lojtarët e PSG.

Gjatë pushimeve u pa në shoqërinë e Neymar, Di Marias, Paredes dhe Verrattit. “Ajo foto ishte një rastësi, plotësisht. Unë ndodhesha atje me miqtë e mi, thjesht vendosëm të bënim një foto.

Ata më thanë: Leo, hajde te PSG, por ishte një shaka, pasi ndodheshim me pushime. Barcelona dhe Laporta më kanë kërkuar të enjten të ulja rrogën në masën 30%? Aspak e vërtetë.

Kjo është një gënjeshtër. Unë propozova të ulja rrogën me masën 50% në kontratën e re, dhe më pas ata nuk më kërkuan asgjë tjetër“, deklaron Leo Messi. /abcnews.al

Kategoritë
Sport