James Rodriguez vazhdon karrierën në Olympiacos

Rodriguez kthehet në Evropë ndërsa në skuadrën e re do të luaj me Marcelon, të cilin e kishte bashkëlojtar edhe në Real Madrid

Asi kolumbian i futbollit James Rodriguez është rikthyer në futbollin evropian ndërsa karrierën e tij do të vazhdojë si lojtar i Olympiakosit grek, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Olympiacos FC njofton nënshkrimin dhe sjelljen e një tjetër ylli të futbollit të klasit botëror, James Rodriguez”, thuhet në deklaratën e klubit grek, por nuk zbuloi detaje të marrëveshjes.

Në njoftimin për media thuhet se sulmuesi 31-vjeçar do të veshë fanellën me numrin 10 ndërsa Rodriguez ka përshëndetur tifozët e klubit të tij të ri në rrjetet sociale.

Në karrierën e tij të pasur, Rodriguez luajti për gjigantët evropianë, Porto, Monaco, Real Madrid, Bayern Mynih dhe Everton ndërsa që nga viti i kaluar ishte anëtar i Al-Rayyan të Katarit.

Ai ishte golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës në vitin 2014 kur shënoi 6 gola për Kolumbinë.

Në fillim të muajit, Olympiacosi solli edhe brazilianin 34-vjeçar Marcelo, i cili dikur ishte bashkëlojtar i Rodriguezit në Real Madrid.

Kategoritë
LajmeSport