Janë larguar dy drunjët e rrezikshëm në Marash të Prizrenit

Nën masa të sigurisë në komunën e Prizrenit ka nisur prerja e drunjve të vjetër në shëtitoren e Marashit.

Drunjtë, janë bërë shqetësim për kalimtarët dhe vizitorët që e shfrytëzojnë këtë pjesë të qytetit. Prerja e drunjve po bëhet pas inspektimit të inxhinierëve pyjorë.

Inxhinierët e pyjeve kanë inspektuar drunjtë në këtë zonë, duke parë rrezikshmërinë që paraqitet për kalimtarët.

Eliminimi i rrezikut është vetëm prerja e kontrolluar e drunjve të vjetër, në Marash dhe Parkun e qytetit, proces i cili po kryhet nën masat e sigurisë nga punëtorët e Ekoregjionit.

Një vit më parë stuhia e fortë rrëzoi një lis të tillë , duke i marrë jetën një 18-vjeçari.

Kategoritë
LajmeVendi