Japoni, shalqiri Densuke shitet për 4.300 euro

Shalqinjtë Densuke, tipike për zonën Tom të Hokkaido, janë nxjerrë në shitje. Me lindjen e diellit, u hap ankandi dhe një nga shalqinjtë u shit për 600 mijë jen

Shalqiri Densuke, i cili rritet në Hokkaido të Japonisë, është shitur për 600 mijë jen (rreth 4.300 euro) gjatë korrjes së parë të këtij sezoni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Transmetuesi publik NHK raportoi se shalqinjtë Densuke, tipike për zonën Tom të Hokkaido, janë nxjerrë në shitje. Me lindjen e diellit, u hap ankandi dhe një nga shalqinjtë u shit për 600 mijë jen.

Shalqiri Densuke është i njohur për ngjyrën e errët të lëvores, pothuajse të zezë dhe në një nga ankandet e kaluara u shit për një rekord rreth 750 mijë jen (rreth 5.300 euro).

Kategoritë
LajmeTë ndryshme