Japonia drejt plakjes, vendi po pëson një ulje të madhe të lindshmërisë

Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida alarmoi për plakjen e popullsisë dhe lindshmërinë e ulët dhe të gjitha problemet që ajo sjell në shoqëri dhe ekonomi. Vendi, me tone dramatike është në prag të mos funksionimit normal si shoqëri për shkak të rënies së lindjeve. Ai shtoi se diçka duhet bërë “tani ose kurrë”.

Vitin e kaluar lindjet në Japoni ishin më pak se 800,000 , një rënie e madhe nga vitet 1970, kur i kaluan dy milionë.

Popullsia e përgjithshme arrin në 125 milionë me një numër të madh të moshuarish dhe një fuqi punëtore gjithnjë e në tkurrje. Deri në fund të shekullit të 21-të pritet të tkurret në 53 milionë nga 128 milionë në vitin 2017.

“Politikat për fëmijët dhe edukimin e tyre është një çështje që nuk mund të presë dhe nuk mund të shtyhet”, u tha kryeministri japonez ligjvënësve.

Qeveria, siç shpjegoi ai, synon të dyfishojë shumat që shpenzon për programet për fëmijë, ndërsa në prill do të krijohet një agjenci e re qeveritare për këtë çështje.

BBC vëren, se programet e qeverisë japoneze në të kaluarën për të njëjtën çështje nuk kanë qenë të suksesshme. Pas Monakos, Japonia ka numrin e dytë më të lartë në botë të personave mbi 65 vjeç me 28%, ndërkohë që jetëgjatësia po rritet dhe politika të rrepta kundër imigracionit janë në fuqi. Kina njoftoi kohët e fundit se për herë të parë në gjashtë dekada popullsia e saj është ulur

Kategoritë
BotaLajme