Japonia largohet nga Botërori dhe lë një letër, ja çfarë do të thotë

Në fitore apo humbje, japonezët nuk ndryshojnë. Edhe pas eleminimit të hidhur nga Kupa e Botës pas 11-metërshave me Kroacinë, lojtarët e kombëtares aziatike kanë ngjallur admirimin e të gjithëve.

“Samurajët blu”, ashtu siç bënë edhe pas fitores me Gjermaninë, pastruan dhomën e zhveshjes dhe lanë mbi tavolinë një origami me një mesazh falënderimi.

Fjala “Faleminderit” u shkruajt në gjuhën japoneze dhe atë arabe në shenjë falënderimi dhe mirenjohje për mikpritjen e vendasve gjatë botërorit ku kombëtrarja e drejtuar nga Hajime Moriyasu pati një rol protagonisti në fushë dhe jashtë saj.

Kategoritë
Sport