Jasharaj: Ditën e Mësuesit po e festojmë të dëshpëruar, jemi në pritje të pagave sot pasdite

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur për “dhuratën” të Qeverisë për Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit. Kryesindikalisti ka shkruar se kërkesa e tyre është modeste dhe presin që pagat të zbatohen por nuk përjashtoi veprime sindikaliste përsëri, transmeton Gazeta Metro.

Jasharaj tha se mësuesit në vendet tjera festojnë dhe blejnë ndonjë dhuratë, ndërsa në Kosovë “punëtorët e arsimit në Kosovë festojnë të dëshpëruar e pa pagat deri në këtë moment kur po shkruaj këtë shkrim”.

SBASHK’u vendosi që të anulojë grevën dhe të kthehen në mësim javën e kaluar port të hënën u përballën me lajmin se nuk do të paguhen nga qeveria e Kosovës që u vlerësua si ndëshkim nga qeveria nga shumë opinionistë dhe opozita kosovare./gazetametro.net

Komunikata e plotë:

Është 5 Tetori dita ndërkombëtare e mësuesit. Sot të 31 milionë mësuesit , anëtarë të Internacionales Botërore të Arsimit, e në këtë numër bëjnë pjesë edhe anëtarësia e SBASHK-ut , me aktivitete shënojnë këtë ditë të madhe të mësuesit. Sot lartësohet kujtimi për sakrificat sublime të mësuesit nëpër vite e dekada. Sot rikthehet kujtimi edhe për mësuesit e Kosovës, që në vitet e 90-ta kanë bërë sakrifica sublime në mbrojtje të dritës kundër errësirës e duke ruajtur idealin dhe shpresën për Kosovën shtet.

Rrahman Jasharaj ,

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi