Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë në javën e fundit të dhjetorit.
Sipas IHMK-së, java e fundit e 2023 paraqitet me kushte të qëndrueshme meteorologjike si rezultat i fushave të fuqishme anticilkonike ë ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit.
Një “minipranverë” me vlera termike mbi mesataret e viteve tjera, teksa në ndërrimin e motmoteve nuk parashihen reshje të asnjë forme.
“E hëne – Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsisus, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet mjegull.
E marte – Mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Në orët e hershme të ditës parashihen ngrica dhe mjegull, nëpër ultësira dhe vise të larta. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.
E mërkurë – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime. Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta dhe mjegull. Minimalet do të lëvizin ndërmjet – 2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.
E enjte – Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.
E premte – Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e enjte. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperendimit me shpejtësi 1-6m/s.”