Një foshnjë me emrin Ali al-Batranm i cili jetonte në tendë për arsye se Izraeli i zhvendosi në Rripin e Gazës, ka humbur jetën nga moti i ftohtë.
Numri i foshnjave të ngrira deri në vdekje javën e fundit në Rripin e Gazës, ku Izraeli ka vazhduar sulmet që nga 7 tetori i vitit 2023 dhe ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë e tij, është rritur në 6.
Sipas njoftimit nga Zyra për media e qeverisë palestineze në Gaza, një foshnjë me emrin Ali al-Batran i cili jetonte në tendë për arsye se Izraeli i zhvendosi në Rripin e Gazës, ka vdekur nga moti i ftohtë.
Edhe binjaku i tij, Jumaa al-Batran, dje vdiq nga i ftohti. Me vdekjen e foshnjës Ali, numri i foshnjave të vdekura nga i ftohti në Rripin e Gazës u rrit në 6.
Gjenocidi izraelit ka vazhduar që nga 7 tetori 2023 në Rripin e Gazës, i cili ka një popullsi prej rreth 2.3 milionë banorësh. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB) për shkak të sulmeve të Izraelit, 9 nga çdo 10 persona janë zhvendosur në Gaza.
Shumica e palestinezëve të zhvendosur në Gaza janë të detyruar të banojnë në tenda të improvizuara për shkak të shkatërrimeve të rënda të shkaktuara nga sulmet izraelite. Megjithatë, me ftohjen e motit, kushtet e jetesës së palestinezëve në Gaza u bënë edhe më të vështira.
Palestinezët të cilët janë detyruar të jetojnë në tenda të improvizuara prej pëlhure dhe najloni, përpiqen të mbijetojnë në kushte të vështira jetese për shkak të mungesës së nevojave elementare të jetesës si rroba, shtretër dhe batanije me ardhjen e dimrit.
Foshnjat që qëndrojnë në tenda të improvizuara me familjet e tyre shpesh i nënshtrohen motit të ftohtë.