JD Vance shkaktoi skandal ndërkombëtar, tha se Amerika po huazon para nga “fshatarët kinezë”

Nënkryetari i SHBA-së, JD Vance, ka shkaktuar një skandal ndërkombëtar duke thënë në një intervistë se “Amerika po huazon para nga fshatarët kinezë”.

Në një intervistë për Fox News, Vance u përpoq të mbronte politikën e eprorit të tij, presidentit amerikan Donald Trump, në kontekstin e tarifave tregtare.

“Ne po huazojmë para nga fshatarët kinezë për të blerë gjërat që ata i prodhojnë,” tha Vance.

Këto komente, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Lin Jian, shkaktuan “trishtim dhe pakënaqësi” në versionet kineze të rrjeteve sociale.

Ai theksoi edhe disa komente nga rrjetet sociale në Kinë, duke vënë në dukje veçanërisht faktin që Vance është bërë i njohur për librin e tij Hillbilly Elegy, që flet për fëmijërinë e tij në një pjesë më të varfër të Amerikës.

Komentet e tjera kërkonin që zyrtarët kinezë t’ia ndalonin hyrjen në vend Vance-it, duke i quajtur deklaratat e tij “të turpshme”.

Kategoritë
BotaLajme