“Jemi gati për sulm bërthamor ndaj një vendi të NATO-s”, ‘orakulli’ i Putin kërcënon Perëndimin

Rusia duhet të shprehë qartë gatishmërinë e saj për të përdorur armë bërthamore kundër vendeve që mbështesin agresionin e NATO-s në Ukrainë.”

Kështu është shprehur në një intervistë për Kommersant, Sergey Karaganov, shkencëtari politik me ndikim që kryeson Këshillin për Politikën e Jashtme dhe të Mbrojtjes dhe njihet si “orakulli” të cilit Vladimir Putin ia dëgjon gjithmonë fjalën.

I njohur si “skifteri” i Kremlinit, Karagnov akuzon SHBA-të se kanë gënjyer aleatët për aftësinë goditëse të Moskës dhe kërkon një  qëndrim më të vendosur bërthamor ndaj Perëndimit, shkruan A2.

“Moska mund të nisë një sulm të kufizuar bërthamor ndaj një vendi të NATO-s pa filluar një luftë bërthamore gjithëpërfshirëse. Shtetet e Bashkuara të Amerikës gënjyen kur u thanë aleatëve të tyre se u garantonin mbrojtje bërthamore. Të gjithë armiqtë tanë aktualë dhe të ardhshëm duhet të jenë të sigurt se Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore”, tha Karagnov, citon A2.

Kërcënimet e rrezikshme të të besuarit të Putin vijnë vetëm disa javë pasi Ukraina pushtoi një pjesë të rajonit të Kurskut në Rusi.

 

Kategoritë
BotaLajme