Jeni japonez bie në nivelin më të ulët të tri dekadave kundrejt dollarit amerikan

Dollari amerikan u rrit deri në 147,66 jenë gjatë ditës, ndërsa investitorët nxituan drejt monedhës së gjelbër

Jeni japonez ra në nivelin e tij më të ulët që nga viti 1990 kundrejt dollarit amerikan pas të dhënave më të larta se sa pritej për inflacionin në SHBA, duke shkaktuar shqetësime se Rezerva Federale nuk do të ndalojë rritjet agresive të normave për të zbutur inflacionin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dollari amerikan u rrit deri në 147,66 jenë gjatë ditës, ndërsa investitorët nxituan drejt monedhës së gjelbër.

Inflacioni vjetor i konsumatorit në SHBA arriti në 8,2 për qind në shtator, më i lartë se vlerësimi i tregut prej 8,1 për qind, sipas shifrave të Departamentit të Punës të publikuara të sot.

Në baza mujore, indeksi i çmimit i konsumatorit (CPI) në shtator u rrit me 0,4 për qind nga muaji i kaluar, dyfishi i pritshmërisë së tregut prej 0,2 për qind.

Ndërsa Banka e Japonisë ndjek një politikë monetare ultra të lirshme për të mbështetur rritjen ekonomike, Fed-i pritet të rrisë normat me 75 pikë bazë muajin e ardhshëm.

Fed-i amerikan e ka rritur normën e saj bazë të interesit me një total prej 300 pikësh që nga marsi për të zbutur inflacionin rekord që është ende duke lëvizur rreth nivelit të tij më të lartë në më shumë se 40 vjet.

Nga ana tjetër, banka qendrore e Japonisë e mbajti të pandryshuar normën e saj ultra të ulët të interesit në minus 0,1 për qind në mbledhjen e saj të shtatorit.

Kategoritë
BotaLajme