Jep dorëheqje kryeministri i Italisë Mario Draghi

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka dhënë dorëheqje prej pozitës së tij pasi qeveria që drejton humbi shumicën, transmeton Gazeta Express.

Lëvizja populiste e Italisë Pesë Yjet ka refuzuar të mbështesë qeverinë e unitetit kombëtar të kryeministrit Mario Draghi në një votim kritik parlamentar, duke e zhytur vendin në një raund të ri trazirash politike.

Draghi u takua me Presidentin Sergio Mattarella para se të ofrojë dorëheqjen e tij.

Pesë Yjet – partia e dytë më e madhe në parlament – ​​bojkotoi votimin e së enjtes për një paketë prej 26 miliardë eurosh që synon të mbrojë italianët nga ndikimi i përkeqësimit të inflacionit.

Udhëheqësi i Pesë Yjeve, Giuseppe Conte tha se ai nuk mund të mbështeste më qeverinë ndërpartiake të Draghit, të cilën ai e akuzoi se nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndihmuar familjet që përballen me rritje të kostove të ushqimit dhe energjisë.

“Kam një frikë të fortë se shtatori do të jetë një kohë kur familjet do të përballen me zgjedhjen për të paguar faturën e energjisë elektrike ose blerjen e ushqimit,” tha Conte pas një takimi partie të mërkurën.

Kategoritë
BotaLajme