26-vjeçari Sidi, i cili mori detyrën një vit më parë pas formimit të qeverisë izraelite, nuk dha asnjë arsye për dorëheqjen
Matan Sidi, zëdhënës i kryeministrit izraelit, Naftali Bennet, ka dhënë dorëheqje sot, dorëheqja e katërt e tillë në rrethin e brendshëm të kryeministrit brenda dy muajve, transmeton Anadolu Agency (AA).
26-vjeçari Sidi, i cili mori detyrën një vit më parë pas formimit të qeverisë izraelite, nuk dha asnjë arsye për dorëheqjen.
“Koha është për të kaluar në mënyra dhe sfida të reja”, u citua Sidi nga Korporata e Transmetimeve Izraelite.
Duke komentuar dorëheqjen e zëdhënësit të tij, kryeministri Bennet tha, ”Jam i lumtur për të, sepse pas shumë vitesh punë të palodhur ai tani është i vendosur për t’u zhvilluar në sektorin privat”.
Sidi do të zëvendësohet nga Yotam Ben Yitzhak.
Këshilltarja politike e kryeministrit izraelit, Shimrit Meir, shefi i stafit të tij, Tal Gan-Zvi dhe asistentja personale e tij, Naomi Sasson, po ashtu dhanë dorëheqje më herët nga postet e tyre.