Jeta e Federerit në pension ka ndryshuar krejtësisht: Një fillim i ri pas 15 vitesh

Një nga tenistët më të mirë të të gjitha kohërave, Roger Federer (41), i tha lamtumirë karrierës profesionale në shtator të vitit të kaluar dhe që atëherë, duke gjykuar nga postimet në rrjetet sociale, jeta e tij ka ndryshuar tërësisht.

Gjegjësisht, Federerit i pëlqen të bëjë ski gjatë Australian Open, ndërsa aftësi të lakmueshme shfaq edhe në mal.
“Kanë kaluar 15 vjet! Ndihem shumë mirë që jam kthyer në ski – një fillim i ri”, tha Federer, i cili tani ka mundësinë të bëjë gjithçka që i ka munguar për vite me radhë për shkak të tenisit.

https://www.instagram.com/reel/Cnu_-ihg_qe/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading

Zvicerani e shfrytëzon kohën e lirë të tepërt edhe për vizita të shpeshta në shumë evente të modës apo mbrëmje gala të organizuara nga markat e mëdha të modës.
Ditët e fundit ai ka qëndruar në Paris, ku ka vizituar një event të organizuar nga Dior dhe më pas javën e modës.

Ai në këto evente shoqërohej nga bashkëshortja e tij Mirka, e cila gjithashtu viziton shpesh eventet e modës.

Meqë ra fjala, Federer do të jetë një nga nikoqirët e Met Gala në vitin 2023, ku do t’i bashkohen Michaela Coel, Penelope Cruz, Dua Lipa dhe Anna Wintou.

Kategoritë
Sport