Jeta e përditshme në Gaza e cila ka pësuar shkatërrime të mëdha në sulmet izraelite

Si pasojë e shembjes së shtëpive, palestinezët në Khan Younis strehohen në rrënojat e shtëpive ose në tenda të improvizuara

Jeta e përditshme në Rripin e Gazës e cila ka pësuar shkatërrime të mëdha në sulmet e vazhdueshme të ushtrisë izraelite prej 15 muajsh, vazhdon pavarësisht të gjitha situatave të vështira, raporton Anadolu.

Palestinezët në qytetin Khan Younis kryejnë blerjet e tyre ditore në tregun që është ngritur në mesin e rrënojave të shtëpive të shembura.

Si pasojë e shembjes së shtëpive, palestinezët në Khan Younis strehohen në rrënojat e shtëpive ose në tenda të improvizuara.

Palestinezët përpiqen të heqin rrënojat që janë mbledhur përreth shtëpive të tyre të dëmtuara në sulmet izraelite.

Ndërsa fëmijët në Khan Younis kalojnë kohën duke luajtur me bashkëmoshatarët e tyre në mesin e rrënojave.

Kategoritë
BotaLajme