Jeta në Banjskë një vit pas sulmit, çfarë thonë banorët aty

Sot një vit më parë, Banjska ishte trazuar nga krismat e plumbave. Grupi terrorist i kryesuar nga Milan Radojiçiq një vit më parë ishin pozicionuar në këtë fshat në Veri të Kosovës për të realizuar sulmin e tyre ndaj shtetit të Kosovës. Nga ky sulm ka mbetur i vrarë në krye të detyrës pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe që prej asaj dite, struktura e sigurisë në Veri të Republikës së Kosovës ka ndërruar plotësisht.

Përveç trupave të KFOR-it që janë më të shumta në vijën kufitare, në Veri ka edhe prani të shtuar të Policisë së Kosovës.

Por si është jeta sot në këtë fshat të Kosovës?

Disa prej banorëve të Banjskës, ankohen për zymtësi që pas asaj që ka ndodhur më 24 shtator 2023.

Rade Nedelkoviq ka thënë për Radio Evropa e Lirë se Banjska ka qenë vendi më i qetë në botë dhe se pas sulmit është bërë vendi më i keq në botë. Ai ka përmendur edhe faktin se banja e Banjskës vazhdon të jetë e mbyllur dhe se njerëzit s’kanë as ku të lahen.

Ndërkohë Sllobodan Nedelkoviq ankohet se fshati po braktiset dhe se ka prani të shtuar të policisë së Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi