Jill Biden në qendër të kritikave, krahasoi hispanikët me “tacos”

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden është vënë në qendër të kritikave pasi gjatë një fjalimi pasi krahasoi hispanikët me “tacos”. Jill Biden po iu drejtohej latinëve gjatë një eventi në Teksas, kur u përpoq t’i komplimentonte ata duke përdorur si krahasim ushqimin tradicional meksikan, sipas mediave të huaja.

Shoqata Kombëtare e Gazetarëve Hispanikë reagoi menjëherë për këtë ngjarjes duke u përgjigjur: “Ne nuk jemi tacos”. Komenti Jill vjen pasi popullariteti i Presidentit Joe Biden me votuesit hispanikë ka rënë.

Zonja Biden po i drejtohej një konference në San Antonio mbi barazinë hispanike kur tha: “Diversiteti i këtij komuniteti është po aq i dallueshëm sa bodegat e Bronksit, po aq i bukur sa lulet e Majamit dhe po aq unik sa tacot e mëngjesit këtu në San Antonio”

Shoqata Kombëtare e Gazetarëve Hispanikë i bëri thirrje Jill Biden të marrë kohë për të kuptuar më mirë latinët. San Antonio është  një nga qytetet më të mëdha latine në Shtetet e Bashkuara, me një popullsi prej afro 1.5 milion njerëz që është 65% hispanikë ose latino, sipas të dhënave të Regjistrimit të SHBA-së.

Shoqata Kombëtare e Gazetarëve Hispanikë nuk ishte e impresionuar, duke thënë se Biden dhe shkrimtarët e fjalimit të saj duhet të “kuptojnë më mirë kompleksitetin e popullit tonë”.

“Ne nuk jemi taco. Trashëgimia jonë si Latino është formuar nga një shumëllojshmëri diasporash, kulturash dhe traditash ushqimore dhe nuk duhet të reduktohet në një stereotip”, tha shoqata në një deklaratë.

“Nuk është çudi që hispanikët po largohen nga Partia Demokratike!”, shkroi në Tëitter Përfaqësuesi amerikan Andy Biggs, një republikan nga Arizona.

Kategoritë
BotaLajme