Jo vetëm lufta, sëmundjet janë kërcënimi më i ri për Mariupolin

Një zyrtar i lartë lokal në Mariupol bën me dije se orët e fundit trupat ruse kanë nisur të vendosur qytetin në karantinë dhe kjo jo për shkak të luftës.

Sipas Petro Andryushchenko deklaron se qyteti është vendosur në karantinë  pasi ekziston mundësia për përhapjen e kolerës.

Zyrtari tregon se fjala “kolerë” tashmë është dëgjuar herë pas herë të përmendet nga pushtuesit dhe mbështetësit e tyre në Mariupol. Megjithatë këto lajme ende nuk konfirmohen, shkruan a2cnn.

Mariupoli për javë të tëra u bë fushëbeteja kryesore mes trupave ruse dhe atyre ukrainase. Qyteti port ra në duart e pushtuesve vetëm në mesin e muajit maj, pas dorëzimit të Azovstalit.

Andryushchenko tregon se situata në qytet sa vjen e përkeqësohet për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe ushqimeve.

 

Kategoritë
LajmeTë ndryshme