Joe Biden rrëzohet nga biçikleta (VIDEO)

Joe Biden u rrëzua nga biçikleta e tij, gjatë ngasjes pranë shtëpisë së tij në Delaware, teksa ai dhe gruaja e tij festonin 45 vjetorin e martesës.

Presidenti amerikan 79-vjeçar u nis me gruan e tij – i rrethuar nga agjentë në mëngjes. Pak çaste para rënies, ai përshëndeti gazetarët me një dorë dhe iu tha ‘Mirëmëngjes

Biden dhe gruaja e tij shënuan dje 45 vjetorin e martesës dhe po kalojnë fundjavën e festës së 19 qershorit në plazh, raporton DailyMail.

Kategoritë
BotaLajme