John Bolton i zhgënjyer me çmimin e ofruar për vrasjen e tij

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve ka akuzuar një anëtar të Korpusit elitë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) në lidhje me një komplot në tentativën për të vrarë ish-këshilltarin për Siguri Kombëtarë në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton.

Sipas prokurorëve, komploti nga 45-vjeçari Shahram Poursafi mund të vinte si hakmarrje për sulmin me dron të janarit 2020, që vrau Qassem Soleimani, i cili ishte kreu i Forcave elitare Quds të IRGC-së, shkruan CNN.

Në akuzë thuhet se iraniani u përpoq t’i paguante 300.000 dollarë një personi në SHBA për të kryer vrasjen në Uashington ose në shtetin fqinj të Maryland.

Bolton, i cili shërbeu si këshilltar për Sigurinë Kombëtare gjatë presidencës së Donald Trump, falënderoi FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë për punën e tyre në zhvillimin për zbardhjen e çështjes.

Kategoritë
BotaLajme