John Travolta ka avionët e tij të parkuar 100 metra larg nga dera kryesore: Ja si duket prona e tij.

Shtëpia e John Travoltës në Florida tërheq vëmendje për shkak të një veçantie në pronë, një pistë avionësh dhe dy avionë të parkuar para derës së hyrjes.

Gjatë pjesës më të madhe të karrierës së tij, John Travolta ka pasur një pasion për avionët dhe aviacionin – aq shumë sa që ai zotëron dhe piloton avionët e tij. Kështu që nuk duhet të jetë surprizë që vila e tij me vlerë 10 milionë dollarë në Florida është më shumë se një shtëpi luksoze me pesë dhoma gjumi: ajo është edhe një aeroport privat.

Aktori ndërtoi shtëpinë e tij në rezidencën ekskluzive të Jumbolair Aviation Estates që në vitet ’90. Prona përfshin jo vetëm aeroportin dhe pistën, por edhe hapësirën për parkimin e dy avionëve të tij para shtëpisë – në mënyrë që të mund të hipë në avionë brenda një minute pasi të dalë nga shtëpia.

John dhe gruaja e tij e ndjerë, Kelly Preston, ishin të parët që blenë dhe ndërtuan shtëpinë në pistën e vetme private në vend. Prona përfshin një pistë, një vilë prej 700 metrash katrorë që dikur ishte shtëpia e rritëses së kuajve, Muriel Vanderbilt, si dhe një qendër konferencash prej 800 metrash katrorë. John e rinovoi shtëpinë e tij kur u shpërngul, e cila përfshin pesë dhoma gjumi, pesë banja e gjysmë, hapësira të mëdha të hapura për jetesë dhe një pishinë mahnitëse në kopsht.

John dhe vajza e tij Ella Bleu (23) shpesh ndajnë pamje nga shtëpia e tyre e jashtëzakonshme në profilet e tyre në Instagram.

Arkitekti i tij tha për Architectural Digest: “Me një rrëshqitëse për pishinën, një hapësirë të madhe për not dhe një fushë golfi, pjesa e jashtme e shtëpisë është me të vërtetë një zonë e madhe argëtimi.”

Shtëpia ishte rezultat i vizionit të përbashkët të John dhe gruas së tij Kelly, e cila për fat të keq vdiq në moshën 57-vjeçare në vitin 2020. Çifti e ndërtoi së bashku shtëpinë, dhe Kelly fliste me entuziazëm për obsesionin e burrit të saj me avionët gjatë një interviste për Architectural Digest në vitin 2004.

“John gjithmonë kishte ëndërr të kishte avionë në oborrin e tij – që praktikisht të mund të ndalej para shtëpisë – kështu që kur të dëshiron të shkosh për darkë, gjithçka që duhet të bësh është të dalësh nga dera, të hipësh në avion dhe të ikësh”, tha Kelly atëherë.

Çifti ndau një vizion të përbashkët: që të mund të shihnin të dy avionët e tyre nga brenda shtëpisë, nga dhoma e gjumit, dhoma e madhe dhe dhoma e ngrënies. Sipas dizajnit përfundimtar, të dy avionët me hapësirat e tyre për parkim ndodhen vetëm 100 metra larg derës së hyrjes.

Kategoritë
FunTë ndryshme