Johnny Depp iu bashkua TikTokut, duke fituar afro 3 milionë ndjekës në vetëm pak orë

Aktori Johnny Depp, 58 vjeç, hapi një profil në TikTok pasi së fundmi mundi në gjyq ish-bashkëshorten e tij Amber Heard të cilën e akuzoi për shpifje.

Aktori mblodhi gati tre milionë ndjekës në më pak se 24 orë.

 

Dalja e Johnny në këtë rrjet social është pritur nga shumë me entuziazëm.

Kujtojmë, Depp iu dha 15 milionë dollarë dëmshpërblim, të cilin gjyqtari e uli në 10.4 milionë dollarë. Pjesa më e madhe e gjyqit televiziv u fokusua në pretendimet e Amberit se Depp e kishte abuzuar fizikisht dhe seksualisht, sepse, tha ajo, ai e sulmoi atë në më shumë se një duzinë raste. Depp mohoi të ketë goditur ndonjëherë Heardin, duke thënë se ajo e ka abuzuar me të.

Një burim i mirëinformuar tha dje për New York Post se Depp, i cili aktualisht është në një turne muzikor me Jeff Beck, aktualisht është duke u fokusuar në muzikë dhe duke u relaksuar pas stresit të sjellë nga gjyqi. Depp synon një rikthim të mundshëm në karrierën e tij filmike.

Kategoritë
Të ndryshme