Jordani nuk ndalet me “shpenzimet”, vetë ngjyra e avionit të ri i kushtoi 500,000 dollarë

Për shumë njerëz, sportisti më i madh i të gjitha kohërave, Michael Jordan, ka shpenzuar një pasuri të vërtetë për “lodrën” e tij të re, avionin Gulfstream 650ER.

Ish-ylli i basketbollit gjatë karrierës së tij ka fituar rreth 90 milionë dollarë, por pasuria e tij u rrit në 3.2 miliardë dollarë pas bashkëpunimeve me kompanitë Gatorade dhe Nike, sipas Forbes. Jordani (61) nuk kursen kur bëhet fjalë për luksin, dhe para disa ditësh u bë blerës i një makine unike sportive italiane Pininfarina Battista, një hiper-GT elektrik i krijuar me porosi, që kushton mbi 2 milionë euro.

Por, nuk ndalet këtu. Legjenda e NBA-së tani ka blerë një avion të ri Gulfstream 650ER, që i kushtoi 70 milionë dollarë. Është interesante se lyerja me porosi e avionit i ka kushtuar 500,000 dollarë.

Avioni është ngjyrosur në të zezë dhe të argjendtë, duke i dhënë një pamje si nga një film fantastiko-shkencor, dhe në bisht është shtuar logoja e tij. Kostot do të rriten vazhdimisht, pasi për mirëmbajtjen e këtij avioni duhen 1.8 milionë dollarë në vit për 200 orë fluturimi.

Kostot përfshijnë shpenzime si karburanti, ekipi, remonti i motorit dhe sigurimi. Të gjitha këto shpenzime dyfishohen në rast se fluturohet 400 orë në vit.

Jordani gjithashtu posedon një avion privat Gulfstream 550, që ka një motiv elefanti në ngjyrë të bardhë dhe të argjendtë, si dhe është pronar i jahtit superluksoz Joy.

Kategoritë
Të ndryshme