Jordania mbyll pikën kufitare “Jaber” në kufirin e saj me Sirinë

Ministri i Brendshëm jordanez, Al-Farrayeh tha se pika kufitare “Jaber” në kufirin me Sirinë është mbyllur për shkak të situatës së sigurisë në jug të këtij vendi

Ministri i Brendshëm jordanez, Mazin Al-Farrayeh tha se pika kufitare “Jaber” në kufirin me Sirinë është mbyllur për shkak të situatës së sigurisë në jug të këtij vendi, transmeton Anadolu.

Deklarata e ministrit të Brendshëm, Al-Farrayeh u publikua në agjencinë jordaneze të lajmeve, PETRA.

Në deklaratë, Al-Farrayeh tha se kanë vendosur të mbyllin pikën kufitare “Jaber” në kufirin Jordani-Siri për shkak të situatës së sigurisë në jug të Sirisë.

Ai theksoi se ngjarjet në Siri po ndiqen nga afër.

Sipas vendimit, qytetarët jordanezë dhe kamionët nga Jordania do të lejohen të kthehen në territorin e vendit, ndërsa kamionëve që shkojnë në territorin sirian do t’u ndalohet largimi.

Kategoritë
BotaLajme