Jorge Jesus trajner i ri i Fenerbahçes

Klubi në deklaratën e tij tha se me ekspertin 67-vjeçar është arritur marrëveshje për sezonin e ardhshëm, me një pagë të garantuar prej tre milionë eurosh.

Eksperti portugez i futbollit Jorge Jesus do të jetë trajner i klubit turk të ligës së parë, Fenerbahçe, në sezonin 2022/2023, njoftoi klubi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratë thuhet se me ekspertin 67-vjeçar është arritur marrëveshje për sezonin e ardhshëm.

Gjatë karrierës së tij të pasur, Jesus drejtoi Braga, Benfica, Sporting CP Lisbon, Al-Hilal dhe Flamengo dhe fitoi gjithsej 19 trofe kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

“I urojmë trajnerit të Fenerbahçes, Jorge Jesus, një sezon në të cilin ai do të shkruajë emrin e tij në historinë tonë të lavdishme me ekipin tonë dhe tifozët tanë të mrekullueshëm”, tha klubi i Stambollit.

Jorge Jesus do të marrë një pagë të garantuar prej tre milionë eurosh për një sezon.

Kategoritë
Sport