Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për një vizitë në SHBA prej disa ditësh. Ndërkohë që në Kosovë po zihet çështja e anëtarësimit në Këshill të Evropës dhe kushtëzimi i shteteve kyçe me Asociacionin, presidentja është lajmëruar sot nga qielli amerikan duke marrë mësime të pilotimit të helikopterëve të kompanisë “Bell”:
Në videon e publikuar në profilin e saj në “X” i ka reaguar edhe analisti amerikan dhe profesori i Johns Hopkins University, Edward P.Jospeh. Ai ka shkruar se si një ish-pilot është i emocionuar të shoh presidenten Osmani teksa merr mësime me helikopter Bell.
Joseph tutje ka thënë se llogarit në presidenten Osmani që e njëjta ta pilotojë Kosovën drejt Këshillit të Evropës, hap ky që analisti amerikan thotë se është transformues për të gjithë rajonin, raporton Gazeta Express.
“Si një ish-pilot i helikopterit të Ushtrisë – i cili u vendos me NATO/IFOR në Bosnje-Hercegovinë – jam i emocionuar kur shoh Presidenten Osmani duke fluturuar me këtë helikopter Bell. (Kam fluturuar me UH-1, gjithashtu një helikopter Bell.) Unë po llogaris që Presidentja Osmani të pilotojë Kosovën në Këshillin e Evropës! Një hap transformues për të gjithë qytetarët e Kosovës — dhe për rajonin”, ka shkruar Joseph.