Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka zgjedhur që sot t’u kërkojë votën qytetarëve të Kosovës.
Ajo në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për këto zgjedhje është rendit me numër 50.
Adriana ishte pjesë e legjislaturës së kaluar, ndërsa nuk dihet nëse do të votohet mjaftueshëm për të siguruar sërish një ulëse në Kuvend.
Pavarësisht kësaj ajo çfarë bie në sy në postimin e saj , përpos njoftimit për kandidim dashurisë që shprehu për ndjekësit- në komente vërehej zhgënjimi i atyre që e kishin votuar.
Në komente të shumta Adriana është pyetur se çfarë në fakt ka bërë përgjatë kësaj legjislature.
Madje pati edhe nga vendasit e saj, nga Gjilani që i thanë se çfarë ka iniciuar ajo diçka për Gjilanin gjatë punës së saj si deputete.